Fjalë Kyçe

Mali i Zi ndër dhjetë vendet më të prekura në botë me Covid-19

Mali i Zi ndër dhjetë vendet më të prekura në botë me Covid-19

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi shtrënguan masat epidemiologjike të mërkurën pasi numri i rasteve të reja ishte mesatarisht 500 në ditë për javë, që do të thotë se pothuajse 0,1 për qind e popullsisë totale është e infektuar me koronavirus në baza ditore.

Masat e reja futën mbylljen në Herceg Novi dhe të njëjtat masa u shtrinë për Budva dhe Tivat, ku mbyllja u vendos për dy javë, ndërsa në shumicën e pjesëve të Malit të Zi u zgjat ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë dhe shitja e kafesë jashtë u ndalua.

Masat e reja rekomandojnë të punojnë nga shtëpia në ndërmarrjet shtetërore dhe private. Luksemburgu, San Marino, Sllovakia dhe Bullgaria janë shtuar në listën e vendeve qytetarëve të të cilëve u duhet një test negativ PCR për të hyrë në Malin e Zi.

Epidemiologu kryesor malazez Igor Galiq tha se situata aktuale epidemiologjike në vend është jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe se Mali i Zi ka qenë ndër vendet kryesore në botë për sa i përket numrit të rasteve të reja në bazë ditore për javë të tëra dhe se së fundmi ka hyrë në listën e 10 vende për sa i përket vdekjeve për 100 mijë banorë.

“Situata aktuale epidemiologjike është komplekse, transmetimi lokal është i lartë dhe sistemi shëndetësor është i mbingarkuar. Numri i lartë i vdekjeve gjatë kësaj jave është shqetësues “, tha Galiq, duke shtuar se aktualisht janë mbushur 75.8 për qind e kapaciteteve spitalore të destinuara për pacientët COVID-19.

“Është një fakt shumë shqetësues, megjithëse kapacitetet e spitaleve mund të zgjerohen. Këto masa që ne jemi duke miratuar duhet të japin rezultate në dy deri në tri javë, dhe nëse nuk japin, ne do të shqyrtojmë mbylljen e përgjithshme”, tha Galiq.

Prania e llojit britanik të koronavirusit u përcaktua në Malin e Zi javën e kaluar. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit në Mal të Zi është 8471, që është 1345 për njëqind mijë banorë. Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit të ri të koronavirusit në Malin e Zi është 73.612, që është 12 për qind e popullsisë së vendit.

Vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V, të cilin vendi e mori si donacion nga Serbia, filloi të shtunën kur u vaksinuan përdoruesit e një shtëpie pleqsh në Bijela, dhe gjatë javës vaksina do të merret nga stafi mjekësor i Klinikës Qendra e Malit të Zi dhe spitalet e tjera në vend.