Fjalë Kyçe

Maliqi ka një ‘selam’ për VV-në e LDK-në, ai që lëshon pe do të fitojë zemrat e qytetarëve, jo kokëfortët

Maliqi ka një ‘selam’ për VV-në e LDK-në, ai që lëshon pe do të fitojë zemrat e qytetarëve, jo kokëfortët

Analisti politik, Shkelzen Maliqi, u ka dërguar mesazh Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se cilado parti që lëshon pe, do të jetë fituese e votuesit sipas tij të zhgënjyer.

Përkundër tentimeve për të arritur marrëveshje koalicioni për formimin e Qeverisë, tash e tre muaj LVV dhe LDK, nuk po bien dakord. Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës po shihet tani si papërgjegjshmëri politike e të dyja partive. Këto vonesa mund të shkaktojnë probleme të shumta, madje edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer post-zgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.

Për mos-formimin e Qeverisë, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër, dhe se ai duhet ta pranojë ose në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin. Presidenti theksoi se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.