Fjalë Kyçe

Maliqi: Myslimanët kurrë nuk u pengoi shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin e Kosovës “Nënë Tereza”

Maliqi: Myslimanët kurrë nuk u pengoi shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin e Kosovës “Nënë Tereza”

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi është shprehur se myslimanët kurrë nuk u ankuan, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.

Madje, ai tha se as vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik.

Postimi i plotë:

Ne muslimanët kurrë nuk u ankuam, sepse asnjëherë nuk na pengoj shamia e murgeshës katolike e vendosur në Kuvendin (Laik) të Republikës së Kosovës, humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur edhe si Shën Tereza e Kalkutës.

Kombet e fuqishme demokratike, siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Anglia, Gjermania e Zvicra, Norvegjia e Suedia, Kanadaja e Australija, asnjëherë nuk kanë vënë ndalesa për bartjen e shamisë në publik, qoftë për vajzat që vijojnë shkollimin apo për gratë që punojnë në institucionet publike.

Sistemet e mirë rregulluara që i bëjnë të funksionojnë këto shtete të fuqishme, duhet të jenë vërtetë model për Kosovën dhe popullin e saj në shumë aspekte, e veçmas në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare.