Fjalë Kyçe

Malishevë: Vëllai rrah vëllain, njëri refuzon të kthehet në shtëpi

Malishevë: Vëllai rrah vëllain, njëri refuzon të kthehet në shtëpi

Një përplasje fizike mes dy vëllëzërve, ka ndodhur në Malishevë mbrëmjen e së hënës që e lëmë pas.

Siç bënë të ditur policia në raportin e saj 24 orësh, e gjitha ndodhi pas një debati që vëllëzërit kishin mes vete, ndërsa njëri godeti tjetrin në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, meqë ka deklaruar se ndihet i rrezikuar nga i vëllai tashmë i dyshuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar, thonë nga policia,