Fjalë Kyçe

Maloku: Shtatë vila janë sekuestruar në Brezovicë, numri pritet të shkojë në 80

Maloku: Shtatë vila janë sekuestruar në Brezovicë, numri pritet të shkojë në 80

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ku pritet të bëhet sekuestrimi i vilave që dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dy vila janë sekuestruar, derisa tashmë ky numër është rritur.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin prokurori i rastit, Rasim Maloku, i cili njoftoi se shtatë objekte janë sekuestruar, derisa numri total pritet të shkojë në 80.

“Po ka nisur aksioni i cili është duke u zhvilluar bashkë me Policinë e Kosovës. Do të bëhet sekuestrimi i të gjitha objekteve të ndërtuara në zonën e dytë. Deri në këto momente janë sekuestruar 8 objekte, teksa pritet të bëhet sekuestrimi i 80 të tilla.”, tha Maloku.