Fjalë Kyçe

Man Utd gjen zëvendësuesin e Paul Pogba

Man Utd gjen zëvendësuesin e Paul Pogba

Manchester United kanë identifikuar yllin e Tottenham Hotspuur, Christian Eriksen, si njeriun kryesor për të zëvendësuar Paul Pogban, nëse ky i fundit largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë.

Sipas ‘Evening Standard’, mesfushori francez është duke shpresuar që të sigurojë një lëvizje në drejtim te Real Madridit këtë afat kalimtar, me Eriksen që po ashtu ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga Londra.

28 vjeçari është kryesori në listën e Manchester United, si zëvendësues potencial i Paul Pogba.

Kartoni i Eriksen do t’i kushtonte Manchester Unitedit rreth 90 milionë euro.

Por këto para, sigurisht që do të siguroheshin nga shitja e Paul Pogbas, që gjithnjë e më shumë po i afrohet ‘Santiago Bernabeut’.