Fjalë Kyçe

Manchester City favorit për ta blerë Martinezin

Manchester City favorit për ta blerë Martinezin

Manchester City është favorit për ta fituar betejën katërfrontëshe për djaloshin e artë të Interit, Lautaro Martinez, sipas mediave britanike.

City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të argjentinasit në vlerë 111 milionë euro, pasi të përfundojë kriza koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Interesimin më të madh për Martinezin deri tani e ka shfaqur Barcelona, ndërkohë që në garë për të janë futur edhe Real Madridi e Chelsea.

Por gjigantët e LA Ligës dhe Chelsea ose nuk janë në gjendje ose nuk duan ta paguajë shumën e lartë në klauzolën e tij.

22-vjeçari iu bashkua Interit nga Racing Club në verën e vitit 2018.

Sulmuesi argjentinas, i cili i ka shënuar 16 gola për Interin këtë sezon, i ka edhe tri vjet në kontratën e tij aktuale me klubin.

Trajneri i City, Pep Guardiola, e sheh Martinezin si zëvendësues afatgjatë të Sergio Agueros.