Fjalë Kyçe

Manchester United e mposht Tottenhamin me rikthim, ia zbeh gjasat për top katërshe

Manchester United e mposht Tottenhamin me rikthim, ia zbeh gjasat për top katërshe

Manchester Unitedi e ka mposhtur Tottenhamin në një ndeshje drithëruese të dielën, duke ia zbehur dukshëm shpresat skuadrës së ish-trajnerit të vet gjasat për një vend në top katërshe në Premierligë.

Fred, Edinson Cavani dhe Mason Greenwood me nga një gol në pjesën e dytë e kompletuar triumfin e Unitedit me rikthim, pasi Son Heung-Min e kishte kaluar Tottenhamin në epërsi fillimisht në Londër, raporton Gazeta Express.

Pas një mbizotërimi të dukshëm të skuadrës së Mourinhos në fillim të ndeshjes, Unitedi mendoi se iu gëzua epërsisë i pari, por goli i Cavanit në minutën e 35-të pas një asisti nga Paul Pogba u shfuqizua nga VAR-i, për një ndërhyrje të palejuar të Tom McTominay paraprakisht.

Kjo i ndryshoi gjërat dhe vetëm pesë minuta më vonë, Son shënoi për epërsinë e Tottenhamit pas një super aksioni që nisi me Harry Kane dhe përfundoi me një asist nga Lucas Moura në minutën e 40-të.

Unitedi bëri më mirë në pjesën e dytë dhe Cavani e Greenwood e kompletuan rikthimin duke shënuar në 10 minutat e fundit.

Kjo fitore pothuajse ia siguron Unitedit një vend në top katërshe shtatë ndeshje para fundit të kampionatit.

Djajtë e kuq janë në vendin e dytë me 63 pikë, shtatë më shumë se Leicesteri në vendin e tretë dhe nëntë më shumë se Chelsea në vendin e pestë.

Tottenhami, ndërkohë, ngel në pozitën e shtatë me 49 pikë, gjashtë pikë larg vendit të katërt, West Ham.