Manchester Unitedi është i gatshëm të bëjë Raphael Varane mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, raportojnë mediet britanike, përcjell Gazeta Alo.
Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është një tifoz i madh i kampionit të botës me Francën.
Tekniku portugez në të kaluarën ka punuar me Varane tek Real Madridi.
Siç raportohet, Mourinho dëshiron që sërish të punojnë me mbrojtësin francez për të cilin thuhet se United është duke përgatitur një super-ofertë.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ do të tentoj ta blejë Varanen në tregun e këtij dimri. /Gazeta Alo/