Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.151 testime për coronavirus, janë regjistruar 482 raste të reja.
Prej rasteve të reja 194 janë në Shkup, Veles 50, Kumanovë 28, Koçani 26, Kavadar 23, Prilep dhe Shtip 20, Manastir 19, Tetovë 13, Strumicë dhe Kriva Pallankë 11, Sveti Nikole 10, Probishtip 9, Ohër 7, Gjevgjeli dhe Bervë 5, Kërçovë dhe Rsnjë 4, Gostivar dhe Makedonska Kamenica 3, Strugë, Negotinë, Radovish, Vinicë, Kratovë dhe Demir Hisar 2 dhe Dellçevë, Bogdanci, Krushevë, Pehçevë dhe Dojran 1.
Po ashtu janë regjistruar 280 pacientë të shëruar dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Kumaniva, 4 nga Prilepi dhe nga 1 në Prilep, Kavadar dhe Veles. Po ashtu Regjistri i pacientëve të vdekur me diagnozë me coronavirus regjistroi edhe 5 vdekje të tjera edhe atë dy nga Shkupi dhe Manastir dhe një nga Kriva Pallanka.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.539 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 186.211 janë shëruar dhe 7.036 kanë humbur jetën.