Fjalë Kyçe

Maqedonia regjsitron 11 të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së fundit

Maqedonia regjsitron 11 të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së fundit

Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur betejën me koronavirusin 11 persona gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 3.777 testime, 33 kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 92 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.473.

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 deri tani është 5.398.