Në prag të përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, opinioni tronditet nga dëshmia e Matias Morla.
Ish-avokati i “Pibe de Oro” pretendon se pas operacionit në kokë “kurat mjekësore ishin shumë të këqija dhe ato i shkaktuan vdekjen”.
Sipas Morla-s, në këtë tragjedi ndikoi edhe “sjellja sipërfaqësore e vajzave të tij, Dalma dhe Giannina, të cilat autorizuan transferimin e legjendës në një vilë të papërshtatshme, në vend që ta linin në klinikën mjekësore”.
Deklaratat janë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët që po hetojnë shkaqet e vdekjes së Maradonës, të cilin ish-avokati e takoi për herë të fundit më 16 nëntor 2020, vetëm 9 ditë përpara ndarjes së tij nga jeta./A2cnn