Sikur çdo vit tjetër, edhe këtë vit njerëzit nga mbarë bota që e duan dimrin janë mbledhur në Oteppa, në jug të Estonisë, për maratonën vjetore të saunës.
Kjo garë e çuditshme përfshin ekipe të ndryshme që vrapojnë nga njëra tek sauna tjetër tradicionale estoneze në temperatura të ftohta dhe mbahet gjithmonë në vikendin e parë të muajit shkurt, shkruan sot Koha Ditore.
Kur përmendet fjala saunë, mund të mendohet për një dhomë shumë të nxehtë të veshur me dru, por është e kundërta: bëhet fjalë për vrima të hapura në akull, ku garuesit duhet të zhyten. Mbijetesa në temperatura të ftohta është qëllimi i kësaj maratone dhe jo vrapimi.
Shkurti është muaji më i ftohtë i vitit në vendin e vogël të Evropës Lindore, që laget nga Deti Baltik. Temperaturat gjatë garës vazhdimisht qëndrojnë në minus, rreth -6 gradë celsius. Ngjashëm ishte është këtë vit kur më 2 shkurt termometri në qytetin me më pak se katër mijë banorë tregoi se temperatura ishte minus dy gradë celsius.