Fjalë Kyçe

Marina dhe Geti po bëhen prindër?

Marina dhe Geti po bëhen prindër?

Marina Vjollca është shkëputur prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël.

Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e Marinës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë.

Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.

Në një intervistë për “Pushimet on Top”, ai ka zbuluar se në kopertinën e Shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.

Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bjonde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm. Mbetet të presim nëse kjo është e vërtetë apo jo.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”, është shprehur gazetari.