Fjalë Kyçe

Marina feston ditëlindjen, Geti vjen me një urim special me fjalë të ëmbla

Marina feston ditëlindjen, Geti vjen me një urim special me fjalë të ëmbla

Për moderatoren, Marina Vjollca, 17 maji është një ditë speciale pasi që në ditën e sotme ajo feston ditëlindjen e saj.

Për këtë ditë të veçantë për të, Marina padyshim mori urime të shumta por në sy ranë fjalët e ëmbla që Geti kishte zgjedhur për bashkëshorten e tij.

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi krijuar së bashku”, ka shkruar Geti sipër një fotografie të ëmbël të Marinës me Marget.

Kjo ditëlindje është më specialja për prezantuesen pasi feston për herë të parë si nënë.