Fjalë Kyçe

Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas

Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë baba për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Marku përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Marku falenderon Zotit që e solli djalin e tij në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen.

Ai ka treguar se të birit ia ka vënë emrin Matin.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhë në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar Marku.