Fjalë Kyçe

“Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet këtë vit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për mediumin britanik ‘The Guardian’ se marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit do të arrihet këtë vit, ndërkaq ka ritheksuar se nuk është në plan tërheqja e tarifës për produktet serbe, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes historike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, radha tani do t’i vie Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale, ai tha se kjo pritet të ndodhë gjatë vitit 2019.

“Ne duhet që të ulemi qoftë edhe me armikun kryesor, por pa asnjë parakusht dhe të provojmë që ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi në intervistën e dhënë për Guardian, transmeton Gazeta Metro.

Ani pse bisedimet janë bllokuar nga taksa, Thaçi ka thënë se nuk është në plan që të hiqet kjo taksa ndaj produkteve të Serbisë.

Po ashtu Thaçi i ka kërkuar BE’së që të liberalizohen vizat, pasi është i vetmi vend në Ballkan që është i izoluar.