Fjalë Kyçe

Marrëveshja për heqjen e kontrollit kufitar, Sveçla dhe Balla vizitojnë pikëkalimin në Vërmicë

Marrëveshja për heqjen e kontrollit kufitar, Sveçla dhe Balla vizitojnë pikëkalimin në Vërmicë

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla do të vizitojnë Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Vizita do të realizohet sot ( 12 qershor në ora 14: 30).

“Autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avansimit të realizimit të kësaj marrëveshje.”, thuhet në njoftim.