Pas marrëveshjes të nënshkruar pak ditë më parë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë se, dy ditë më parë kryetarët e Enteve Rregullatore ERE, ZRRE, si dhe Administratorët e të dy Operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë.
Kjo marrëveshje do të jetë bazë për marrëveshje të tjera të njëpasnjëshme, kushte dhe metodologji që do të miratohen për vënien në jetë të tregut të përbashkët energjetik nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX.
Kjo arritje e rëndësishme për të dy vendet pati gjatë të gjithë procesit të saj gatishmërinë dhe mbështetjen e fort të USAID në Shqipëri./tch