Fjalë Kyçe

Marrin flakë disa zona në Komunën e Suharekës

Marrin flakë disa zona në Komunën e Suharekës

Disa zona të Suharekës kanë filluar të djegën.

Këtë lajm e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, i cili tha se kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme.

Sipas Muharremajt nga këto raste janë duke u shkaktuar dëme të mëdha.

“I apeloj Komandantit të Policisë, zjarrfikësve, pylltarëve dhe institucioneve të tjera, që të kenë kujdes dhe të jenë syqelë ndaj dëmtuesve duke qenë vigjilent në zbatimin e ligjit”.

“Është e rëndësishme që edhe qytetarët ti njoftojnë organet përkatëse, duke i denoncuar të gjithë shkelësit para ligjit. Ambienti është jetik dhe ne duhet ta ruajmë atë”, shkruan Muharremaj në rrjetin social Facebook.