Fjalë Kyçe

Marsh në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Marsh në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka nisur marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij.

Para sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë janë grumbulluar shumë qytetarë, të cilët do të marshojnë drejt Prokurorisë së Shtetit.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, dje ka bërë të ditur përmes një postimi në Faceboook, se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.