Fjalë Kyçe

Martinez i solli sot fitoren Interit

Martinez i solli sot fitoren Interit

Lautaro Martinez është lojtari që i ka siguruar tri pikë të arta sot skuadrës së Inter.

Inter fitoi me rezultatin minimal 0:1 kundër Parmas, me golin e shënuar nga Martinez, në minutën e 79’ të takimit.

“Jam i lumtur sepse u rikthyem tek rruga e fitores, dhe kjo është shumë e rëndësishme” ka thënë sulmuesi për “DAZN”, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të lumtur, por ka disa shqetësime dhe disa gjëra për të përmirësuar. Padyshim duhet të punojmë në mentalitetin” ka thënë tutje Lautaro.

“Këto tri pikë janë fundamentale për të mbajtur distancën me skuadrat që janë pas nesh dhe të qëndrojmë në top katërshen” ka thënë ndër të tjerash lojtari.

Argjentinasi erdhi nga banka rezervë për të shënuar në Stadio Tardini, vetëm 120 sekonda pas inkuadrimit.