Fjalë Kyçe

Martohet çifti i njohur turk, dalin fotot nga ceremonia

Martohet çifti i njohur turk, dalin fotot nga ceremonia

Çifti i njohur turk Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu të cilët para disa muajsh zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë, janë martuar ditën e enjte. Özge dhe Serkan kanë zgjedhur Gjermaninë për të kurorëzuar dashurinë e tyre, duke qenë se vendi është dhe vendlindja e aktorit, aty ku jeton dhe familja e tij.

Mediat turke raportojnë se ceremonia ishte intime, teksa kanë marrë pjesë dy familjet e aktorëve dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Fotot e Özge e veshur me fustanin e bardhë dhe Serkan si një dhëndër simpatik, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Dy aktorët kanë luajtur tek serialet Kuzey Guney dhe Sulejmani i Madhërishëm