Fjalë Kyçe

Martohet S4MM, pamje nga dasma

Martohet S4MM, pamje nga dasma

Reperi S4MM i ka dhënë fund beqarisë.

Reperi S4MM tenton që çdo herë jetën private ta mbajë larg vëmendjes së medieve, shkruan lajmi.net.

Vitin e kaluar, ai dhe Filis kurorëzuan dashurinë me fejesë, teksa gjithë ceremoninë e kishin mbajtur larg syrit të publikut.

Por, tashmë çifti janë martuar dhe kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në një faqe në Instagram, ku shfaqet video nga dasma e tyre.

S4MM dhe Filis shihen të kapur dorë për dorë, ndërsa mysafirët po hedhnin petale trëndafilash në drejtim të tyre.

Dasma e dyshes është realizuar në Belgjikë, ndërsa pas kurorëzimit S4MM ka publikuar një foto bashkë me Filisin.

https://www.instagram.com/p/CFzerT2FY4K/?utm_source=ig_embed