Fjalë Kyçe

Masat e vjetra ende në fuqi, policia vazhdon patrullimin

Masat e vjetra ende në fuqi, policia vazhdon patrullimin

Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë masat anti-COVID edhe pas orës 22:30.

Masat e reja, nga të cilat është zgjatur orari i lëvizjes deri në ora 23:00, ende s’kanë hyrë në fuqi.

“Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave antiCOVID. Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi. Andaj, edhe tani derisa masa të caktuara janë në zbatim”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë t’i zbatojë të njëjtat dhe fton qytetarët që të respektohen ato masa, pasi për shkelësit eventualë policia do të ndërmerr veprime mbështetur në ligjin anti-COVID.