Fjalë Kyçe

Masat mbrojtëse nga koronavirusi: Labi shprehet i gatshëm t’i dhurojë 15000 maska

Masat mbrojtëse nga koronavirusi: Labi shprehet i gatshëm t’i dhurojë 15000 maska

Labinot Tahiri është shprehur sërish i gatshëm të ndihmojë.

Koronavirusi ka alarmuar qytetarët kudo në botë, shkruan lajmi.net.

Për shkak të shifrave shqetësuese të rritjes së numrit të infektuarve në shtete të ndryshme, janë rritur edhe masat mbrojtëse.

Madje këngëtari Labinot Tahiri është shprehur i gatshëm t’i dhurojë 15000 maska në vendin tonë, sidomos nëpër shkolla.

“Çkas mund të ndodh!Nëse vertet del që ka diqka serioze në vendin tonë lidhur me koronavirusin, ne qysh sot mendojmë ti sigurojë 15000 maska pêr t’ju dhuruar qytetarëve sa nuk janê shtrejtuar ato! Me e rendesishme do të ishte nëpër shkolla që ti dhurojmë! Nëse ato sot shiten dikun në rajonin tonë 30 cent për cop ne do ti sigurojmë ato ose mund ti blej qysh nesër.Por uroj që mos të ket diqka të tillë se boll jemi me viruse…! Edhe ashtu jem prish tuj pi Oki e prashaka të ndryshêm, po ndoshta dhe pêrshkak tyre nuk na kap neve si vend!

Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, është shprehur ai.

https://www.instagram.com/p/B8_-JWdBfEw/