Fjalë Kyçe

MASHT-i dhe SBASHK-u thonë se mësimdhënësit me COVID-19 do të zëvendësohen në dy mënyra

MASHT-i dhe SBASHK-u thonë se mësimdhënësit me COVID-19 do të zëvendësohen në dy mënyra

Mësimdhënësit të cilët mund të infektohen nga COVID-19, do të zëvendësohen ose do të shtohen orët mësimore për të tjerët. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës. Ata po ashtu thanë se të gjitha komunat kanë mjaftueshëm mësimdhënës përveç Fushë Kosovës.

Për shkak të pandemisë, procesi mësimor filloi më ndryshe me 14 shtator. Por, nëse dikush nga mësimdhënësit infektohen me Covid-19, ata do të zëvendësohen ose do t’i shtohet vëllimi i punës mësimdhënësve të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj. Sa i përket kapaciteteve të komunave me mësimdhënës, Rexhaj tha se të gjitha komunat kanë mësimdhënës shtesë, përveç Fushë Kosovës.

“Të gjitha komunat në Kosovë me përjashtim të Fushë Kosovës kanë për arsye të ndryshme një numër më të madh të mësimdhënësve se sa duhet të kenë sipas ligjeve në fuqi. E dyta masterplani parasheh rreth një mijë norma për zëvendësimin e mësimdhënësve për arsye të ndryshme, në këtë rast ose shtohet vëllimi i punëve ose zëvendësohen nga kolegë tjerë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Xhavit Rexhaj, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha se ata mësimdhënës që infektohen, do të marrin pagë edhe gjatë periudhës së shërimit.

“Në rastin kur vërtetohet se ndonjë mësimdhënës është infektuar me COVID-19, ai do të shkojë në pushim në bazë të udhëzimeve të IKSHPK-së. Gjatë kohës së shërimit ai mësimdhënës do të paguhet dhe në vend të tij ose do të angazhohet personal shtesë ose kolegët e tij do të kenë normë shtesë”, deklaroi Rrahman Jasharaj.

Përndryshe, nga data 21 shtator do të fillojë faza e dytë e procesit mësimor e cila përfshin mësim të kombinuar për klasat 7, 8, 9,11 dhe 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.