Fjalë Kyçe

Maskat kundër koronavirusit po shiten edhe në ‘tregun e zi’, çmimet astronomike

Maskat kundër koronavirusit po shiten edhe në ‘tregun e zi’, çmimet astronomike

Frika nga Koronavirusi ka vendosur qytetarët në panik.

Megjithatë, gjithë këtë situatë dikush po e shfrytëzon për të bërë biznes, shkruan lajmi.net.

Maskat kundër koronavirusit të cilat nuk po gjinden më nëpër barnatoret e Kosovës, po shiten në merr-jep, ueb-siten për shit-blerjen e mallrave.

Qytetarë të shumtë kanë publikuar shpalljet e tyre ku shesin maska kundër koronavirusi e çmimi i të cilave arrin deri në 70 euro për copë.

Shpalljet e tjera çmimet i kanë “më për tokë”.

Publikimet të cilat janë bërë dje dhe sot në faqen merr-jep, shesin maska me çmime 70 cent e 1 euro.