Fjalë Kyçe

Maskat në ‘trend’ për këto artiste shqiptare

Maskat në ‘trend’ për këto artiste shqiptare

Maskat në fytyrë duket se janë bërë trend për artistet e estradës.

Kjo pamje e këngëtareve tona po përflitet mjaft shumë nga publiku pa lënë anash krahasimet që po bëjnë, shkruan lajmi.net.

Rina Balaj, Tayna, Flaka Krelani e së fundmi edhe Tuna janë disa nga yjet që i kemi parë me maska të tilla.

Së pari, Rina Balaj u shfaq me një maskë në klipin e këngës “Ashiqare”, të realizuar gjatë verës së vitit 2018.

E pas Rinës, ajo që e vazhdoi këtë traditë ishte rivalja e saj, Tayna e cila pikërisht për festën e ditëlindjes vuri një maskë teksa kishte të veshur një fustan elegant.

Tayna poashtu edhe në koncerte dhe intervista doli në atë mënyrë, e që dukej tejet ndryshe ngaqë ishim mësuar të shohim.

Me një maskë tjetër interesante pozoi edhe artistja, Flaka Krelani në natën e Vitit të Ri, pamja e së cilës i ka pëlqyer fansave të saj.

Ajo që eksperimenton gjithnjë është edhe artistja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu e cila në performancën e fundit që pati, u duk tejet në formë me bluzën që e bëri si maskë në fytyrë.

Sidoqoftë, këto këngëtare vitin që lamë pas ishin tejet të angazhuara në muzikë e nuk ka dyshim se shquhen edhe për stilin unik që kanë.

Për më shumë, vlerësojeni vetë.