Fjalë Kyçe

Max Verstappen rrëmben “Pole Positon” për në Japanese GP

Max Verstappen rrëmben “Pole Positon” për në Japanese GP

Max Verstappen ka arritur ta rrëmbejë “Pole Positon” në kualifikimet që u mbajtën sot, para Çmimit të Madh të Japonisë.

Holandezi la prapa rivalin kryesor, Charles Leclerc, që përfundoi i dyti në këtë garë, dhe Carlos Sainz i cili mori pozitën e tretë.

Verstappen do ta fillojë garën e së dielës dukshëm më i favorizuar, për çka pritet ta marrë sërish vendin e parë.

Në rast triumfi në Japanese GP, Verstappen do ta siguronte matematikisht titullin e dytë kampion radhazi.