Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot, në hotel “Venus” ka filluar seminari pesë ditor “UEFA Stewards Training”, ku po marrin pjesë përgjegjësi për siguri të ndeshjeve në FFK-së, Patrik Mazreku, kapiteni i Policisë së Kosovës, Bajram Shabani, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimit dhe persona tjerë të licencuar mbi çështjet e sigurisë në stadiume.
Ligjërues nga UEFA në këtë seminar janë Gerald Toms dhe Chris Baker.
Gjatë këtij seminari do të bëhet trajnimi i trajnerëve për “Stewards” në mënyrë që siguria, por edhe i gjithë procesi që ka të bëjë me organizimin e ndeshjeve të futbollit të jetë në nivelin më të lartë. /Gazeta Alo