Është vetëm 15 -vjeçar por me talentin dhe kualitetin që posedon padyshim se premton një të ardhme të ndritur, shkruan GazetaAlo.
Bëhet fjalë për Edon Sheqiri i cili është pjesë e skuadrës së Prishtinës.
Edoni nën urdhërat e trajnerit Leotrim Krasniqi paraqitet në pozitën e mesfushorit qëndror.
Edon Sheqiri i lindur më 16.06.2003, ka nisur të merret me futboll nga mosha 6-vjeçare te Shkolla e Futbollit “Kurda”.
Edoni për dy vite është aktivizuar edhe te 2 Korriku i Prishtinës si dhe te Arsenali, për tu transferuar më pas te skuadra nga kryeqyteti.
Goditjet e tija të fuqishme, janë arma e tij e fortë. Kjo mund të shihet edhe në video ku Edoni shënon disa evrogola. /GazetaAlo.