Fjalë Kyçe

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi varet nga taksa e Kosovës

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi varet nga taksa e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur sërish për taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe në një konferencë për media.

Ai ka thënë se presioni i BE-së ndaj Prishtinës duhet të jetë më i qartë që të jep më shumë efektive, njofton Klan Kosova.

“Lutja dhe apeli im është për partnerët tanë të BE-së që edhe më shumë të ndikojë mbi Prishtinën për heqjen e taksave, sepse mendoj se është e rëndësishme të vazhdoni të flisni për të ardhmen”.

“Ju lutem që kërkesat e tyre dhe presionet të jenë më të qarta dhe më specifike. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të flasim, së pari për shkak të serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe pastaj për shkak tonë”, tha ai.

Presidenti Vuçiq tha se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme varet nëse Prishtina do të shfuqizojë taksën 100 për qind mbi mallrat nga Serbia Qendrore.