Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Deçanit pasi që është zënë duke mbajtur hapur lokal bixhozi në mënyrë ilegale
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur aparate të lojërave të fatit dhe mjete për lojëra bixhozi.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.