Fjalë Kyçe

Mbërrijnë në Shqipëri edhe mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri edhe mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 12,870 doza të tjera të vaksinave Pfizer. Lajmin e mbërritjes së vaksinave mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Me këtë dozë, sasia e vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani ka shkuar mbi 773 mijë.

“Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Nga 12.870 vaksina që mbërritën sonte, 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4,680 doza nga mbështetja e Bashkimit Evropian.