Fjalë Kyçe

Mbesa e heroit Hakif Zejnullahu garon për deputete me PDK-në

Mbesa e heroit Hakif Zejnullahu garon për deputete me PDK-në

Floretë Zejnullahu, mbesa e heroit, Hakif Zejnullah i cili ishte bashkëluftëtar i komandantit, Zahir Pajaziti, i është futur garës për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Floretë Zejnullahu e cila mban numrin 33 në listën e PDK-së ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se është e bindur në suksesin final dhe se në këtë garë nuk përfaqëson vetëm veten për edhe vlerat pozitive të familjes së saj.

“Që ne sot ta kemi shumë më të lehtë rrugën për ndërtimin e shtetit, ëndrrës së tyre. Në vijë me këtë angazhim familjar, në të mirë të shtetit, në zgjedhjet e kaluara komunale, me besimin tuaj, jam zgjedhur asamblistë në Kuvendin Komunë të Podujevës. Kam ngritur në vazhdimësi zërin për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, banorët e fshatrave e lagjeve të largëta që kanë mungesa elementare në infrastrukturë, fermerët që kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe mbrojtje, të rinjtë që duan t’u dëgjohet zëri dhe t’u hapen rrugët për të treguar dijen e tyre dhe për ta vënë atë në të mirë të zhvillimit e fuqizimit të shtetit, femrat që duan largimin e barrierave për të dëshmuar se përgjegjësitë për shtetin dhe zhvillimin e shoqërisë bien mbi të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Zejnullahu.

Tutje ajo ka shkruar se kësaj gare i ka hyrë për të përfaqësuar qyetarët dhe të rinjtë e Kosovës.

“Sot, nën firmën e Partisë Demokratike të Kosovës, i kam hyrë garës për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë në vend – Kuvendin e Republikës. E nxitur nga fuqia e partisë shtetformuese dhe bartëse e të gjitha vendimeve më të rëndësishme për vendin tonë. E bindur në largpamësinë e lidershipit, kryeministrit të ardhshëm, z.Kadri Veseli. E sigurt se qëndrimet e palëkundura të PDK-së për ta luftuar korrupsionin dhe të gjitha dukuritë e tjera që e pengojnë përparimin e shtetit të Kosovës do të bëhen realitet. Më se e sigurt në fitoren e PDK-së, më se e sigurt se me Dekadën e Re më së shumti fiton Kosova. Se të rinjtë dhe të rejat do ta gjejnë veten këtu, në vendin tonë, se ekspertët e të gjitha fushave do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të realizuar ambiciet e tyre, në institucionet e Republikës së Kosovës. Ky është vendi ynë. Ne dimë si ta bëjmë këtë vend të bukur edhe më të mirë edhe më të dashur për të gjithë”, ka shkruar Zejnullahu.