Fjalë Kyçe

Mbeti e shurdhër pas shtatëzënisë, nëna e dy fëmijëve

Mbeti e shurdhër pas shtatëzënisë, nëna e dy fëmijëve

Një nënë e cila u panikua kur nuk dëgjoi të qarën e fëmijës së saj, ishte e shokuar pasi mjekët i treguan se që shtatëzania e ka lënë të shurdhër.

Kate Llewellyn-Waters, 42 vjeçre, ka humbur 60% të ndëgjimit, kur ishte shtatëzënë me fëmijën e saj të parë, raporton “Daily Mail”, transmenton lajmi.net.

Kjo gjendje ndryshe njihet si “otosclerosis” që mund të shkaktohet nga hormonet të cilat lirohen gjatë shtatzënisë, duke bërë që kockat e vogla brenda veshit të bashkohen.

Mirëpo, pas shtatzënisë së dytë, kjo nënë humbi edhe 10% të të ndëgjuarit, duke e bërë kështu 70% të shurdhër.

Me ketë rast, mjekët e kanë paralajmëruar se një shtatëzëni e tretë mund të çoj deri tek humbja e ndëgjimit në mënyrë totale. Tani ajo për të i ndëgjuar fëmijët kur ata qajnë, ka vënë në dhomat e tyre alarmë dhe monitorë.