Një djalë i vogël është shpëtuar, pasi kishte mbetur pothuajse i varur jashtë rrethojave mbrojtëse të ballkonit të katit të 14-të në një ndërtesë në Kinë.
Ky fëmijë identiteti i të cilit nuk është zbuluar, shihet në videon e publikuar më poshtë duke qëndruar i varur duke shpresuar se do ta shpëtojnë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze Jiangsu, ndërsa e gjitha ndodhi derisa tentoi të ngjitet në rrethoja për të parë nëse prindërit e tij po vinin në shtëpi.
Por, ishte reagimi i shpejtë i fqinjëve që e shpëtuan duke u ngjitur me qetësi në katin e 14-të të ndërtesës.