Fjalë Kyçe

Mbetjet nga festa e mbrëmshme në Skenderaj

Mbetjet nga festa e mbrëmshme në Skenderaj

Herët filloi festa mbrëmë në Komunën e Skenderajt, për shkak të rezultateve të para nga zgjedhjet lokale të zhvilluara ditën e djeshme.

Përkrahësit e kandidatit të PDK-së, Fadil Nura dolën rrugëve të qytetit për të festuar fitoren e tij në këto zgjedhje.

Por kjo festë nuk u përcollë vetëm me brohoritje, por edhe me të shtëna me armë zjarri, transmeton lajmi.net. Si pasojë e kësaj feste madje pati edhe një person të plagosur.

E mbetjet e këtyre të shtënave janë parë edhe sot në vendet ku mbrëmë festohej nga përkrahësit e PDK-së në këtë komunë.

Skenderaj që për vite ishte bastion i PDK-së, tashmë do të jetë sërish nën drejtimin e kësaj partie.

Fadil Nura deri tani ka mbledhur 58.42% të votave, kurse kundërkandidati i tij, Bekim Jashari mori 40.00% të votave.