Mbeturina të shumta kanë ngulfatur zonën rreth monumentit dedikuar ish-luftëtarit Ferki Aliu që pati vdekur në aksident këtu në Kçiq të madh, të Mitrovicës
Nipi i luftëtarit, Behar Aliu, i tha Klan Kosovës, se nga mbeturinat kishin pasur telashe në shtator t’ia shënonin përvjetorin e vdekjes.
Ndërsa njëri nga pronarët e kësaj hapësirë pohon se për tre herë e kishte larguar bërllokun e vendosur aty.