Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve, brenda dhe jashtë Kosovës, që kanë ndodhur gjatë vitit 2020.
Në vitin 2020 janë regjistruar 28 mijë e 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 mijë e 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 340 ishin meshkuj ose 51.8 përqind, dhe 10 mijë e 567 ishin femra ose 48.2 përqind.
Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12 mijë e 987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7 mijë e 222 ose 55.6 përqind të rasteve ishin meshkuj dhe 5 mijë e 765 ose 44.4 përqind të rasteve ishin femra, përcjell KP.
Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, qifte të kurorëzuara të ndodhura në Kosovë ishin 13 mijë e 463, ku mosha mesatare e të martuarve ishte 29 vjeçare.
Në vitin 2020 janë regjistruar 1 mijë e 614 raste të çifteve të shkurorëzuara.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë: për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.