Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë dhe në komunat e Kosovës këtë të mërkurë numri i të vaksinuarve ka arritur mbi 1 mijë.
Sipas Koordinatorit të qendre së vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi gjatë së mërkurës në total janë vaksinuar 1 mijë e 18 qytetarë mbi moshën 65 vjeç .
Bardhi ka bërë të ditur se që nga 29 marsi deri më sot në vend janë vaksinuar 59 mijë e 509 qytetarë.
Këtë të hënë Kosova pranoi mbi 3 mijë doza të Pfizer përmes aleancës Covax, ndërsa ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se të premten do të arrijnë edhe 100 mijë doza të tjera përmes kësaj aleance