Fjalë Kyçe

Mbi 100 mijë vaksina të Pfizer pritet të vijnë deri në fund të javës

Mbi 100 mijë vaksina të Pfizer pritet të vijnë deri në fund të javës

Mbi 100.000 vaksinat të cilat pritet të vijnë në Kosovë si donacion nga programi COVAX, do të jenë Pfizer.

Zëdhënësja e UNICEF-it në Kosovë, Dafina Zuna, ka thënë për KOHËN se këto dozat “pritet të vijnë deri në fund të javës”, ndërsa ka konfirmuar se do të jenë të kompanisë Pfizer.

“Pritet deri në fund të javës të vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer, donacion”, ka thënë ajo.

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar gjatë ditës se saktësisht 100,620 doza të tjera të vaksinës do të vijnë në Kosovë.

Deri më tash, Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina Astra Zeneca përmes programit COVAX dhe mbi 11.500 vaksina Pfizer, donacion i BE-së.