Fjalë Kyçe

Mbi 120 aksidente gjatë dy ditëve të Bajramit

Mbi 120 aksidente gjatë dy ditëve të Bajramit

Në dy ditët e para të festës së Fitër Bajramit në Kosovë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh në komunikacion.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 13 dhe 14 maj kanë ndodhur 127 aksidente. Më 13 maj kanë ndodhur 64 aksidente komunikacioni, ku 33 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 31 tjerë vetëm me dëme materiale.

Kurse, më 14 maj ( e premte) gjithsej aksidente trafiku ishin 63, një prej tyre me fatalitet, 28 me persona të lënduar dhe 34 me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Për gjatë kësaj kohe, Policia ka shqiptuar edhe një numër të madh tiketash, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Vetëm më 13 maj, Policia ka shqiptuar 274 tiketa, ndërkaq më datën 14 maj ka shqiptuar 1 mijë e 131 tiketa.

Policia në vazhdimësi ka kërkuar nga shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke mos rrezikuar jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.