Fjalë Kyçe

Mbi 13 mijë aplikime për një javë për shtesat për fëmijë dhe lehona

Mbi 13 mijë aplikime për një javë për shtesat për fëmijë dhe lehona

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 13 mijë aplikime janë regjistruar për një javë për shtesa për gratë lehona dhe për fëmijë, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha se prej tyre janë regjistruar mbi 11 mijë për lehonat 1 679 shtesa për fëmijë.

Ai këtë e bëri të ditur dje përmes një konferencë për media.

“Javën tjetër bëhen gjashtë muaj që jemi në detyrë dhe po realizojmë dy prej zotimeve tona kryesore, dhe filluam me zbatimin e masës 3.5 për mbështetje për lehonat dhe shtesat për fëmijë mbi 13 mijë aplikime janë regjistruar dhe mbi 11 mijë për lehonat 1 679 shtesa për fëmijë”, tha ai.