Fjalë Kyçe

Mbi 2 mije euro, mund t’i shkojnë mërgimtarit që t’i paguaj mësimdhënësit e fshatit

Mbi 2 mije euro, mund t’i shkojnë mërgimtarit që t’i paguaj mësimdhënësit e fshatit

Hamdi Krasniqi, i cili jeton në Austri është shprehur i zhgënjyer me mos nisjen e mësimit në Republikën e Kosovës.

Andaj, përmes një statusi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ka thënë se është gati t’i paguaj mësimdhënësit e fshatit të tij, në mënyrë që t’ia fillojnë mësimin.

Por të hënën gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ky mërgimtar tha janë 19 mësues në shkollën e Përçevë të Klinës.

“Në shkollën e fshatit tim, aty ku edhe unë e kam përfunduar shkollën, janë 19 mësimdhënës, dhe tre punëtorë teknik. Jam në gjendje që secilin te paguaj nga 100 euro”, tha Krasniqi në T7.

Po ashtu Krasniqi tha se nuk e ka problem që nga buxheti i tij familjar t’i jap mbi 2 mijë euro për mësimdhënësit.

“Nuk e kam problem aspak t’i paguaj mësimdhënësit sepse kam biznes timin këtu në Austri”, shtoi tutje Krasniqi.

Se çfarë ka thënë më shumë e kuptoni duke klikuar në video.