Fjalë Kyçe

Mbi 4 mijë raste me koronavirus në Kosovë, tri komuna nuk janë prekur ende

Mbi 4 mijë raste me koronavirus në Kosovë, tri komuna nuk janë prekur ende

Kosova deri më tani ka regjistruar 4 mijë e 100 raste me koronavirus.

Megjithatë 3 komuna të Kosovës nuk janë prekur ende nga virusi COVID-19.

Shtërpca, Graqanica e Novobërda nuk kanë regjistruar ende asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Dje është konfirmuar rasti i parë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Junikut.

Sipas njoftimit të komunës, i infektuari është rast kontakti.

Në anën tjetër, Leposaviqi dhe Zveçani aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Prishtina mbetet komuna më e prekur, me gjithsej 1 mijë 143 raste. Pas saj renditet Komuna e Vushtrrisë me 393 raste dhe Prizreni me 356 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 214 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shëruar edhe 60 persona.