Fjalë Kyçe

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Policia e Kosovës është duke realizuar disa plane operative që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet kanë ndodhur 54 aksidente, një me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 1 mijë e 590 gjoba për të gjithë ata që kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.