Fjalë Kyçe

Mbi 70 aksidente e afro 2,000 tiketa trafiku të shtunën në Kosovë

Mbi 70 aksidente e afro 2,000 tiketa trafiku të shtunën në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,978 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, prej të cilave 28 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar vetëm 3 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID.