Fjalë Kyçe

Mbi 75,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Turqi

Mbi 75,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Turqi

Turqia ka administruar mbi 75,55 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Turqia po vazhdon fushatën intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 41,6 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 28,49 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Deri më tani, 67,02 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 24 mijë e 297 infeksione të reja dhe 108 vdekje në 24 orët e fundit, ndërsa 6 mijë e 636 pacientë të tjerë janë shëruar.